Takim koordinues me projektin QATEK

Takim koordinues me projektin QATEK

Projekti QATEK, i financuar nga BE, i zbatuar nga Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës, që ka për qëllim ndërtimin e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë për të rritur profesionalizmin e mësuesve në Kosovë pjesë e të cilit është Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” dhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” sot mbajti takimin koordinues të projektit me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë. Në takim përfaqësues nga UGJFA-ja ishte prorektorja e universitetit Vjollca Dibra dhe prodekanja e Fakultetit të Edukimit Laura Naka.

U prezantuan dy analiza të situatës dhe u diskutua mbi programet Fillestare të Edukimit të Mësuesve dhe për praktikat e sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Së fundmi, partnerët e projektit diskutuan gjetjet e vlerësimit të nevojave për ndërtimin e kapaciteteve të stafit akademik dhe modalitetet për programin e ndërtimit të kapaciteteve në të ardhmen.

tp-bottom