Universiteti i Gjakovës, model i institucionit që bashkon etnitë

Universiteti i Gjakovës, model i institucionit që bashkon etnitë

Gjuhë të ndryshme dëgjohen e kultura të llojllojshme shprehen në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, kjo sepse UGJFA është qendër ku studentë të etnive të ndryshme e gjejnë një vend të lirë për t’u shprehur, duke studiuar mbi parimin e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë.

Këta studentë kanë zgjedhur që të studiojnë në UGJFA, pasi vlerësojnë se janë bërë pjesë e institucionit që përçon më së miri këtë frymë të studimeve dhe të njëjtit arrijnë të integrohen në nivel të kënaqshëm.

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” mundohet të jetë sa më afër komunitetit e të ofrojë shërbime universitare për ta. Falë kësaj, deri më sot pjesë e UGJFA-së kanë qenë dhe janë dhjetra studentë të etnive që jetojnë në Kosovë.

tp-bottom