Rekori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani nderohet me flamurin amerikan

Rekori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani nderohet me flamurin amerikan

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani u nderua me flamurin amerikan nga  Shoqata Miqtë e Amerikës - The Association Friends of the USA, për nder të përkujtimit të ushtarëve amerikan, të vrarë në detyrë derisa shërbenin në Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara, dhe për nder të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Gjatë takimit me përfaqësuesin e Shoqatës Miqtë e Amerikës - The Association Friends of the USA, z. Agim Rexhepi, rektori Nimani u dakordua që në të ardhmen të zhvillojë aktivitete me interes të përbashkët.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom