Përfaqësuesja e Universitetit ESSA në projektin SUSWELL Prof. Rosado, viziton Universitetin “Fehmi Agani”

Përfaqësuesja e Universitetit ESSA në projektin SUSWELL Prof. Rosado, viziton Universitetin “Fehmi Agani”

Me datë 06.11.2023 Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë e vizitoi Prof. Dr. Maria da Lapa Rosado nga Universiteti ESSA në Portugali si partner nga projekti SUSWELL nga Erasmus +. Nga UFAGJ prof. Da Lapa u prit nga Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, Prorektori Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, Prorektorja Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi dhe shefja e programit infermieri Ass. Vanesa Tanushi MSc. Gjatë takimit u bisedua për mbarëvajtjen e procesit pilotues të lëndëve të reja të integruara në programet e Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të projektit SUSWELL, përfshirë lëndën “Shkrim Leximi Digjital në Shëndetësi” në programet Fizioterapi dhe Infermieri, si dhe lëndën “Lidershipi Tranzicional” në programin Menaxhimi Shëndetësor (Master). 

Poashtu mes të pranishmëve u bisedua për nevojën që të vazhdohet me bashkëpunime të ngjashme mes dy institucioneve edhe në të ardhmen me përfundimin e projektit në fjalë.

Fotot e lajmit

tp-bottom