Rektori, Prof. Dr. Shaban Buza uron mësimdhënësit dhe studentët për ditën e Universitetit

Rektori, Prof. Dr. Shaban Buza uron mësimdhënësit dhe studentët për ditën e Universitetit


Sot, në ditën e festimit të arriturave të Universitetit tonë, dhe njëkohësisht në ditën e reflektimit dhe shpresës për të ardhmen, ju uroj të gjithë mësimdhënësve dhe studentëve 4-vjetorin e themelimit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”. Me punën dhe përkushtimin e përbashkët deri tani kemi dëshmuar suksese në arritjen e objektivave tona. Prandaj, dëshiroj dhe uroj që të vazhdojmë të kryejmë me përgjegjësi detyrat e punës dhe të jemi shembull i korrektësisë dhe profesionalizmit, sepse jemi ne ata që edukojmë gjeneratat e reja, të cilët do të bartin barrën e zhvillimit të kësaj shoqërie.

Urime dhe suksese për këtë, dhe për shumë përvjetor të tjerë të universitetit tonë!


tp-bottom