Ftesë për pjesëmarrje: Dita kryesore Informuese për aplikime në kuadër të programit Erasmus+ për vitin 2016

Ftesë për pjesëmarrje: Dita kryesore Informuese për aplikime në kuadër të programit Erasmus+ për vitin 2016


Në emër të zyrës Erasmus+ në Kosovë ju ftojmë të merrni pjesë në Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë, e cila do të mbahet më 12 Tetor 2016, duke filluar nga ora 9:30 për IAL-të, si dhe nga ora:14:30 sesioni për studentët. Kjo ditë informuese do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjeter Bogdani”, amfiteatri i madh.

Në këtë Ditë Informuese Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me zyrtarë nga Brukseli do të prezantojnë thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.

Erasmus+ është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të  një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.

tp-bottom