Marrëveshje bashkëpunimi me Klubin Volejbollistik “Vëllaznimi”

Marrëveshje bashkëpunimi me Klubin Volejbollistik “Vëllaznimi”


Sot më 25/11/2016 në hapësirat e rektoratit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Rektori Prof. Dr. Shaban Buza ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me klubin volejbollistik “Vëllaznimi” i përfaqësuar nga Kryetari Blendi Haxhikadrija. Bashkëpunimi përmes aktiviteteve sportive dhe rekreative ka për qëllim zhvillimin dhe edukimin fizik dhe sportiv, ku klubi volejbollistik “Vëllaznimi” do të përfshijë studentët në shkollën e volejbollit, do e vendos llogon e UGJFA-së dhe mbështet në zhvillimin e garave në nivel komunal dhe kombëtarë, ndërsa UGJFA do të sigurojë sallën e Edukatës Fizike.

Fotot e lajmit

tp-bottom