Rektori Bunjaku ndanë mirënjohjet profesorëve dhe asistentëve me performancën më të mirë në mësimdhënie

Rektori Bunjaku ndanë mirënjohjet profesorëve dhe asistentëve me performancën më të mirë në mësimdhënie

Sot me datë 06.02.2024, rektori i UFAGJ-së Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku bëri ndarjen e mirënjohjeve për profesorët dhe asistentët me performacën më të mirë për periudhën një dhe tri vjeçare.

Për dallim nga herat tjera në UFAGJ, këtë vit, Këshilli Qëndror i Sigurimit të Cilësisë këtë vit, ka vendosur të bëj vlerësimin e performancës edhe për periudhën tri-vjeçare, vendim ky për të falënderuar dhe motivuar stafin akademik të cilët kanë qëndrueshmëri dhe vazhdimësi në përkushtimin e tyre ndaj studentëve.

Përformanca përfshin: vlerësimin nga dekani i njësisë akademike, vlerësimin nga kolegët, vlerësimin nga studentët, publikimet shkencore dhe kontributet në komunitet.

Rektori Bunjaku ka falënderuar të gjithë profesorët dhe asistentët për punë e shkëlqyer që kanë treguar në periudhën e kaluar dhe njëherit ka uruar që angazhimi i tyre i shkëlqyer të vazhdoj në të ardhmen. Ky është një parametër që tregon shkallën e sigurimit të cilësisë brenda Universitetit.

Vlerësimet sipas KQSC janë si në vijim:

Fakulteti i Edukimit

për periudhën 1 vjeçare:

  • Prof. Asoc. Dr. Edita Haxhijaha – performancën më të mirë në mësimdhënie si profesoresh;
  • Ass. Petrit Duraj, PhD - performancën më të mirë në mësimdhënie si asistent.
     

për periudhën 3 vjeçare:

  • Prof. Dr. Behxhet Gaxhiqi - performancën më të mirë në mësimdhënie si profesor;
  • Ass. Zamira Gashi, PhD - performancën më të mirë si asistent në mësimdhënie (periudha 2 vjeçare).

 

 Fakulteti i Filologjisë

për periudhën 1 vjeçare:

  • Prof. Ass. Dr. Senad Neziri –  performancën më të mirë në mësimdhënie si profesor;
  • Ass. Saranda Buzhala - performancën më të mirë si asistente në mësimdhënie.
     

për periudhën 3 vjeçare:

  • Prof. Dr. Labinot Berisha - performancën më të mirë në mësimdhënie si profesor;
  • Ass. Saranda Buzhala - performancën më të mirë si asistente në mësimdhënie.

 

 Fakulteti i Mjekësisë

për periudhën 1 vjeçare:

  • Prof. Ass. Dr. Kimete Canaj – performancën më të mirë në mësimdhënie si profesoresh;
  • Ass. Arben Boshnjaku, PhD  dhe Ass. Muhamet Kadrija - ndajnë mirënjohjen për performancën më të mirë si asistent në mësimdhënie.
     

për periudhën 3 vjeçare:

  • Prof. Asoc. Dr. Hajrullah Latifi - performancën më të mirë në mësimdhënie si profesor;
  • Ass. Arben Boshnjaku, PhD - performancën më të mirë si asistent në mësimdhënie.

 

 Fakulteti i Shekncave Socile

për periudhën 1 vjeçare:

  • Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi  –  performancën më të mirë në mësimdhënie si profesor;
     

për periudhën 2 vjeçare:

  • Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu - performancën më të mirë në mësimdhënie si profesor;

 

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë,

06.02.2024.

Fotot e lajmit

tp-bottom