Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekononime të Kosovës

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekononime të Kosovës

Me datën 23.01.2024, Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku së bashku me dy prorektorët Prof. Ass. Dr. Dafina Kaçuri dhe Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku kanë pritur në takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Z. Lulzim Rafuna së bashku me Drejtorin e Departamentit të Njësive Rajonale në OEK, Z. Samir Lleshi dhe Kryetarin e Këshillit Drejtues të Njësisë Rajonale të Gjakovës në OEK, Z. Behar Ferizi, njëherit kryesues i bordit këshilldhënës të UFAGJ-së. 

Fillimisht, rektori Bunjaku i uroi mirëseardhje në UFAGJ përfaqësuesve të OEK dhe më pas i informoi për Universitetin, të arriturat dhe objektivat për të ardhmen e afërt. Poashtu, shprehu rëndësinë e ndërlidhjes së kërkesave të tregut të punës me programet e studimit. Më pas kryetari Rafuna i informoi për punën, angazhimin dhe të arriturat e OEK. 

Pas një takimi shumë produktiv dhe konkret të menaxhmentit të UFAGJ-së dhe përfaqësuesve të OEK, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Odës Ekonomike të Kosovës. 

Kjo marrëveshje hap rrugë për ndërlidhjen edhe më të madhe të tregut të punës dhe institucioneve të Arsimit të Lartë, një pjesë shumë e rëndësishme për të ardhmen e studentëve dhe rinisë. Marrëveshja e arritur fuqizon rolin dhe pranin e bordit këshillues industrial të Universitetit. Rëndësia e fuqizimit të turizmit shëndetësor është thelbësor për Ekonominë e vendit dhe ndërlidhjen e hallkës së Arsimit të Lartë, Turizmit dhe Sektorit Privat.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom