Urimi i rektorit, prof. ass. dr. Drilon Bunjaku, me rastin e Festës së 28 Nëntorit!

Urimi i rektorit, prof. ass. dr. Drilon Bunjaku, me rastin e Festës së 28 Nëntorit!

Të nderuar punonjës akademik dhe administrativ të Universitetit!

Të dashur studentë!

Më lejoni që në emirin tim dhe të menaxhmentit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë t’ju uroj Festën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e konvergjencës së shumë ngjarjeve historike për kombin shqiptar.

Le të festojmë këtë ditë, duke kujtuar sakrificën, guximin dhe përpjekjet ndër shekuj të kombit shqiptar për liri dhe pavarësi. Me këtë rast, rezistenca jonë kombëtare duhet të na shërbej si motiv që bashkërisht të tejkalojmë sfidat me të cilat përballemi si Universitet dhe bashkërisht të punojmë për të mirën e vendit, shoqërisë dhe kombit. Le të shkruajmë së bashku historinë, me shumë punë, përkushtim dhe suksese, për tu kujtuar dhe nderuar nga gjeneratat e ardhshme që do të vijnë.

Urime festa e Flamurit. Urime festa e Kombit Shqiptar.
 
Me respekt,
Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, rektor.

 

tp-bottom