UFAGj merr donacion të ri librash

UFAGj merr donacion të ri librash

Nga sot, bibliotekës së Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë iu shtuan edhe 2000 tituj të ri librash.

Në një takim bashkëpunimi mes Rektorit të  Universitetit, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, prorektorëve Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, e Ass. Dr. Arben Boshnjaku dhe drejtoreshës së  shkollës "Fehmi Agani" në Gjakovë, znj. Miranda Shllaku, u bë ndarja ceremoniale e pjesës së dytë të donacionit të librave.  

Rektori i UFAGj-së, z. Bunjaku shprehu mirënjohjen e tij dhe institucionit që përfaqëson për këtë donacion librash. Të dyja palët u zotuan  për të ruajtur frymën e bashkëpunimit në të mirë të shoqërisë.

Ky donacion librash, me 2000 tituj të rinj, e pasuron edhe më shumë bibliotekën e UFAGj-së.

Fotot e lajmit

tp-bottom