Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë

Në përputhje me nenet dhe statutet e Universitetit "Fehmi Agani", më 10 nëntor 2023 është mbajtur mbledhja e radhës e Senatit, nën udhëheqjen e Rektorit Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku.

Rektori Bunjaku prezantoi pikat e rendit të ditës, duke përfshirë miratimin e vendimeve të marra nga komitetet recensuese për bashkëpunëtorët e jashtëm dhe procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme, si dhe shqyrtimin e parashtresave dhe ankesave drejtuar Senatit.

Duke shprehur mirënjohje, Rektori Bunjaku falenderoi  anëtarët e Senatit për pjesëmarrjen e tyre aktive dhe kontributet e vlefshme në mirëqenien e universitetit. Përpjekjet e tyre të bashkëpunimit sigurojnë avancimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Universitetit.

Fotot e lajmit

tp-bottom