Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë presin në takim përfaqësuesit nga “Kosovo United States Alumni”- KUSA

Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë presin në takim përfaqësuesit nga “Kosovo United States Alumni”- KUSA

Me datë 20.09.2023 menaxhmenti i  Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë i përbërë nga Kryesuesja e Këshillit Drejtues të UFAGj-së znj. Majlinda Haxhikadrija-Ramadani, U.D. Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri dhe U.D. Prorektorja për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore Prof. Ass. Dr. Elsa Vula, ka pritur në takim pune një delegacion të përbërë nga me z. Fisnik Ahmeti dhe znj. Greta Imeri, nga “Kosovo United States Alumni” –KUSA, me seli në Prishtinë, me të cilët bashkëbiseduan rreth Programit të Granteve për Mbështetjen e Universiteteve të financuar nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë, për sezonin 2023/24.  

Qëllimi kryesor i programit të KUSA-s është të ndihmojë me grande mbështetëse institucionet e Arsimit të Lartë në republikën e Kosovës, ndaj me këtë rast përfaqësuesit e KUSA i informuan menaxhmentin e UFAGj-së për aplikim në këto grande.

Takimi i të dyja palëve u fokusua në shtjellimin e nevojave dhe llojet e projekteve që mund të kenë një impakt pozitiv në institucionet e Arsimit të Lartë, dhe në të njejtën kohë u ndanë informacionet kryesore lidhur me Grantin respektiv dhe llojet e projekteve me të cilat mund të aplikoni.

Fotot e lajmit

tp-bottom