Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 18 shtator 2023 (e hënë), ka mbajtur mbledhjen e rradhës.

Mbledhjen e kryesoi znj. Majlinda Haxhikadrija-Ramadani dhe paraqiti këtë rend dite si vijon;

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Miratimi i listës së kandidatëve për rektor nga komisioni profesional;
  3. Shqyrtimi i draft-rregullores për të ardhurat personale të personale akademik të UFAGj-së;
  4. Të ndryshme;

Është shqyrtuar dhe miratuar lista e kandidatëve për rektor, nga komisioni profesional i formuar.

Është shqyrtuar edhe Draft-Rregullorja për të ardhurat personale të stafit akademik të UFAGj-së.

Në fund u shqyrtuan shkresat, kërkesat dhe ankesat drejtuar Këshillit Drejtues dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.  

Kryesuesja znj.Haxhikadrija-Ramadani i falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që po japin përherë për të mirën e universitetit.

Fotot e lajmit

tp-bottom