U.D Rektori Zeqir Hashani viziton studentët që sot i nënshtrohen provimit pranues në të gjitha njësitë akademike në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë në raundin e dytë të aplikimeve

U.D Rektori Zeqir Hashani viziton studentët që sot i nënshtrohen provimit pranues në të gjitha njësitë akademike në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë në raundin e dytë të aplikimeve

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, sot është mbajtur raundi i dytë provimit pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2023/2024.

Për të parë nga afër këtë proces, Prof. Asoc. Dr. Zeqir Hashani, U.D Rektor në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, së bashku me Prorektorin për Buxhet dhe Financa, Prof. Dr. Ferdi Kamberi kanë vizituar disa nga sallat ku janë mbajtur provimet pranuese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së provimit pranues të studentëve të rinj, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e UFAGj-së.

U.D Rektori ju uroi të gjithë kandidatëve suksese në provimin pranues në afatin e dytë dhe po ashtu theksoi që ky proces do të kalojë me transparencë, dhe se më meritorët do të zënë vendin në universitetin tonë.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në afatin e dytë të konkursit për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2023/2024, në fakultetet të cilat ka qenë i hapur konkursi, do të regjistrojë 194 studentë të rregullt në studime, si dhe në vitin e parë master 39 studentë, ku përfshihen edhe studentë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Presheva, Bujanoci, Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet deri më 15 Shtator 2023 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Ndërsa, shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet brenda muajit shtator 2023. Afati për ankesë do të jetë deri më 19 shtator, deri në orën 16:00. Regjistrimi dhe fotografimi për ID kartelë për studentët e pranuar do të bëhet me 21 dhe 22 shtator nëpër fakultet përkatëse.

Fotot e lajmit

tp-bottom