Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë pret në takim përfaqësuesit e Kolegjit Universum

Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë pret në takim përfaqësuesit e Kolegjit Universum

Në ambientet e rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, U.D. Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri dhe Sekretarja e  përgjithshme, znj. Linda Dula Halilabazi, kanë pritur në takim Rektoren e Kolegjit Universum, znj. Shqipe Gërguri dhe znj. Njomza Vula-Buza.

Në këtë takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të këtyre dy institucioneve, ku në fokus ishte tema mbi projektin “Iniciativa Globale e Thunderbird për të edukuar 100 milion nxënës deri në vitin 2030“.

Thunderbird është akademia globale dhe digjitale e lidershipit dhe menaxhimit në botë dhe ka prekur mbi dy milionë nxënës në historinë e saj të njohur 75-vjeçare. Gjatë katër viteve të fundit, ata kanë krijuar kthesën më të madhe në historinë e arsimit të lartë. Në Thunderbird, vizioni është një botë me prosperitet të qëndrueshëm dhe të barabartë. Njëkohësisht ata bashkëpunojnë ngushtë me Universitetin Shtetëror të Arizonës, i cili radhitet edhe si institucioni numër 1 për inovacionin për shtatë vite me radhë.

Pas këtij takimi që doli në frymën e bashkëpunimit kualitativ, pritet që së shpejti të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Kolegjit Universum. 

Fotot e lajmit

tp-bottom