Njoftim mbi procedurën e zgjedhjes së rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Njoftim mbi procedurën e zgjedhjes së rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, me 16 gusht 2023 (e mërkurë), ka mbajtur mbledhjen e rradhës. Mbledhjen e kryesoi znj. Majlinda Haxhikadrija-Ramadani dhe paraqiti këtë rend dite si vijon;

  1. Intervistimi i kandidatëve për pozitën e rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
  2. Formimi i komisionit ad-hoc për administrimin, monitorimin e procesit të votimit si dhe numërimin e komunikimin e rezultateve të votimit për pozitën e rektorit të UFAGJ-së
  3. Votimi nga anëtarët e Këshillit Drejtues
  4. Shpallja e rezultatit

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” konstatoi që në intervistë janë ftuar katër kandidatë për pozitën e rektorit të cilët janë: Prof.Ass.Dr. Drilon Bunajku, Prof.Asoc.Dr. Haxhi Kamberi, Prof.Asoc.Dr. Kimete Canaj, dhe Prof.Asoc.Dr. Rifat Morina, me të cilët zhvilloi intervistën sipas agjendës së paraparë ku kandidatët shpalosën programin-vizionin e tyre për UFAGJ-në.

Pas mbylljes së intervistës me kandidatët, Këshilli Drejtues formoi komisionin ad-hoc për monitorimin e procesit të votimit dhe njëkohësisht zhvilloi procedurën e votimit ku pas raundit të parë të votimit rezultoi që asnjëri kandidat të mos merr shumicën absolute të votave andaj u organizua raundi i dytë i votimit ku rezultoi që kandidati Drilon Bunjaku të merr 2 vota, kandidati Haxhi Kamberi 0 vota, kandidatja Kimete Canaj 0 vota, dhe kandidati Rifat Morina 1 votë, dhe 2 vota tjera ishin të pavlefshme.

Andaj u organizua votimi me dy kandidatët më me së shumti vota, kur në tri raundet e njëpasnjëshme të organizuara rezultoi që asnjëri kandidat të mos merr shumicën absolute të votave siç parashihet me statutin e Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë. Në vazhdimësi të mbledhjes, Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani”, mori vendim që konkursi për pozitën e rektorit të Universitetit të rishpallet.    

Kryesuesja znj.Haxhikadrija-Ramadani i falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që dhanë në këtë mbledhje.

Fotot e lajmit

tp-bottom