Njoftim rreth procesit të zgjedhjes së rektorit

Njoftim rreth procesit të zgjedhjes së rektorit

Këshilli Drejtues i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë në mbledhjen e mbajtur më 11.08.2023, pas shqyrtimit të Raportit të Komisionit profesional për propozimin e listës për poziten e rektorit, me nr. prot. 05/1310, datë 02.08.2023, dhe miratimit të ankesës së kandidatit Prof.Ass.Dr. Drilon Bunjaku, sipas Konkursit me nr. prot. 05/1224, datë 17.07.2023, vendosi që:

Kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet formalo-juridike për konkurrim dhe të cilët do të intervistohen nga Këshilli Drejtues, janë:

Prof.Ass.Dr. Drilon Bunajku

Prof.Asoc.Dr. Haxhi Kamberi

Prof.Asoc.Dr. Kimete Canaj

Prof.Asoc.Dr. Rifat Morina


Intervistimi i kandidatëve do të bëhet me datë 16.08.2023 (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, në objektin e rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, sipas agjendës së miratuar nga Këshilli Drejtues.

Në këto intervista, secili kandidat, përmes shpalosjes së programit të tij, do të prezantojë një vizion gjithëpërfshirës për zhvillimin e strategjisë së ardhshme të Universitetit dhe për qasjen e tij menaxhuese.

Votimi për zgjedhjen e rektorit do të bëhet pas intervistimit të kandidatëve, me datë 16.08.2023.

Për transparencë të plotë, Këshilli Drejtues fton ambasadat e huaja në Republikën e Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile, për monitorimin e këtij procesi.

tp-bottom