Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 4 gusht 2023 (e premte), ka mbajtur mbledhjen e rradhës. Mbledhjen e kryesoi znj. Majlinda Haxhikadrija-Ramadani dhe paraqiti këtë rend dite si vijon;

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Informatë rreth procedurave të ndërtimit të kampusit universitar;
  3. Zbatimi i vendimeve të Këshillit Drejtues;
  4. Të ndryshme.

Në fund u shqyrtuan shkresat, kërkesat dhe ankesat drejtuar Këshillit Drejtues dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Kryesuesja znj. Haxhikadrija-Ramadani i falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që po japin përherë për të mirën e universitetit.

Fotot e lajmit

tp-bottom