Panairi i 5-të i Universiteteve Franceze në Kosovë

Panairi i 5-të i Universiteteve Franceze në Kosovë

Edicioni i 5-të i Panairit të Universiteteve franceze në Kosovë do të mbahet  më 31 tetor, nga ora 10:00 deri në orën 15:00, në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës.

Nga ora 16:00 deri në 18:00 në bistrot Montmartre në Universitetin AAB do të keni mundësi ti takoni dhe të bashkëbisedoni me përfaqësuesit e Universiteteve Franceze tête à tête.

Kjo ngjarje organizohet nga Ambasada e Francës në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës, Universitetin e Prishtinës dhe Kolegjin AAB.

Përgjatë ditës, Panairi do të jetë i hapur për gjithë publikun.

Studentët do të kenë mundësi që të takohen me përfaqësues të shumtë të Universiteteve prestigjioze Franceze të cilët do të jenë prezentë.

Bashkëngjitur do te gjeni programin.

tp-bottom