Ftesë për studentët e UGJFA-së: “Fuqizimi i Institucioneve të Kosovës në Menaxhimin Efektiv të Migrimit”

Ftesë për studentët e UGJFA-së: “Fuqizimi i Institucioneve të Kosovës në Menaxhimin Efektiv të Migrimit”


Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit i BE-së KS14/IB/JH/04 “Fuqizimi i Institucioneve të Kosovës në Menaxhimin Efektiv të Migrimit” pranë Universiteti të Gjakovës “FEHMI AGANI” të enjten më 04 Maj 2017 nga ora 14:00 deri 16:00 në sallën numër 1 në Fakultetin Filologjik do zhvillohet sesion informues rreth binjakëzimit si një instrument i Bashkimit Evropian për bashkëpunim institucional në mes të administratës publike të Shteteve Anëtare të BE-së dhe vendeve përfituese. 
Projekti synon që në aspektin më afatgjatë të kontribuoj në forcimin e kapaciteteve institucionale të Kosovës në fushën e migracionit dhe azilit, të kontribuojë në zhvillimin dhe zbatimin e një fushate vetëdijsuese që ka për qëllim informimin e qytetarëve për rrezikun e migrimit të parregullt dhe përfitimet e mundshme të migrimit të rregullt, duke përfshirë sqarimin e të drejtave dhe detyrimeve të udhëtimit pa viza dhe informacionet mbi rregullat për qasjen në tregun e punës në BE.

Agjenda

tp-bottom