ResearchCult
Projekti "Përmirësimi i Kulturës së Kërkimit në Arsimin e Lartë në Kosovë (ResearchCult)" është një projekt i Erasmus + i financuar nga Komisioni Evropian. Projekti filloi në nëntor 2019 dhe përfundon në nëntor 2022. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë forcimin e kulturës së kërkimit në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë duke mbështetur forcimin e politikave dhe praktikave ekzistuese, si dhe krijimin dhe instalimin e rregulloreve dhe mekanizmave të rinj në institucionet përfituese të projektit në Kosovë, i cili arrihet përmes objektivave të mëposhtëm:
• Vlerësimi i gjendjes aktuale të kapaciteteve kërkimore në sektorin e arsimit të lartë në Kosovë;
• Rritja e stimulimit dhe mbështetjes së kërkimit duke themeluar zyra / qendra universitare dhe planet strategjike të tyre për të mbështetur aktivitete të vazhdueshme kërkimore midis institucioneve të tyre;
• Përmirësimi i strategjisë universitare për publikimin e punës kërkimore shkencore përmes zhvillimit dhe aprovimit të standardeve të njohura ndërkombëtare për revistat shkencore, si dhe themelimin e revistave shkencore ndërinstitucionale në prioritetet kryesore të kërkimit në Kosovë;
• Promovimi i punës kërkimore përmes konferencës së përbashkët vjetore të hulumtimit;
• Përmirësimi i cilësisë dhe standardeve të kërkimit duke zhvilluar etikën e kërkimit dhe rregullimin e integritetit dhe krijimin e komiteteve të etikës së kërkimit në institucionet e arsimit të lartë;
• Lehtësimi i qasjes së rregullt në publikimin e hulumtimit dhe krijimin e një platforme me qasje të hapur online / bazë e të dhënave në internet për mbledhjen e njohurive kërkimore;
• Rritja e mundësive për publikimin e hulumtimeve përmes ngritjes së kapaciteteve midis studiuesve në përgatitjen e artikujve për hulumtime sipas kritereve ndërkombëtare dhe kërkesave për botimin e punës kërkimore;
Partneriteti i projektit
Partneriteti i projektit përbëhet nga 13 partnerë nga Kosova dhe vendet evropiane.
Partnerët nga Kosova:
Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovicë - Koordinator
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"
Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë
Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Ferizaj
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”
Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini"
Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”
Instituti për Kërkim, Edukim dhe Zhvillim Social – IREDS
Partnerët nga vendet e BE-së:
Universiteti Sapienza i Romës, Itali
Universiteti i Zagrebit, Kroaci
Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, Bullgari
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Status quo report on research development Faculty of Education 2020
Status quo report on research development Faculty of Philology 2020
Status quo report on research development Faculty of Medicine 2020
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Vazhdojnë punimet e punëtorisë në kuadër të projektit ResearchCult
Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, në mënyrë virtuale vazhdojnë punimet e punëtorisë në kuadër të projektit ResearchCult, e cila shënoi ditën e dytë.
Pjesemarrës në punëtori nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ishin rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, zyrtarë nga Zyra për Marrëdhënie me Jashtë dhe stafi akademik, të cilët ndoqën prezantimet:
-
Prezantimi i planeve praktike kërkimore nga universitetet e Kosovës, partnerët me moderim nga Z. Agron Hajdari, IBCM;
-
Prezantimi i Planit kërkimor - IBCM nga Prof. Jelena Gjokiç, IBCM;
-
Prezantimi i Planit kërkimor - Universiteti i Prishtinës nga Prof. Avni Hajdari, Zyra për Kërkim te sponsorizuar;
-
Prezantimi i Planit Kërkimor nga Universiteti i Haxhi Zeka nga Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala;
-
Prezantimi i shabllonit kornizë për kërkimin e planit universitar nga Prof. Jelena Gjokiç, IBCM;
-
Prof. Fiorenza Deriu nga Universiteti Sapienza i Romës.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Universiteti i Gjakovës pjesë e punëtorisë në kuadër të ResearchCult
Më 06 dhe 07 tetor, anëtarë të stafit të Universitetit të Gjakovës po marrin pjesë në punëtorinë “Udhëzimet universitare për shërbimet e mbështetjes së kërkimit dhe planet strategjike të kërkimit”, e cila po mbahet online në kuadër të projektit “Përmirësimi i kulturës kërkimore në arsimin e lartë të Kosovës”. Kjo punëtori është organizuar nga Universiteti “Sapienza” në Romë dhe IBCM-ja si kordinatore e projektit, me mbështetjen e Universitetit të Zagrebit dhe Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore nga Bullgaria.
Aktivitet i kësaj punetorie është mbështetja e universiteteve të Kosovës për të zhvilluar rregulloret për krijmin dhe funksionalizimin e zyrave të kërkimit universitar.
Pjesë e saj janë: Partnerët nga Kosova: Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovicë - Koordinator, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Ferizaj, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini", Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Instituti për Kërkim, Edukim dhe Zhvillim Social – IREDS. Partnerët nga vendet e BE-së: Universiteti Sapienza i Romës, Itali, Universiteti i Zagrebit, Kroaci, Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, Bullgari.
ETIKA E KËRKIMIT DHE UDHËZIMET E INTEGRITETIT
Vizitë monitoruese për projektin Research Cult
Fakulteti i Edukimit merr pjesë në konferencën shkencore të Research Cult