Zyra për Sigurimin e Cilësisë mbajti sesioni informues për procesin e deklarimit elektronik në platformën e-Akreditimi dhe procesin e aplikimit për akreditim/ riakreditim të proogrameve

Zyra për Sigurimin e Cilësisë mbajti sesioni informues për procesin e deklarimit elektronik në platformën e-Akreditimi dhe procesin e aplikimit për akreditim/ riakreditim të proogrameve

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e deklarimit elektronik në platformën e-Akreditimi, Zyra për Sigurimin e Cilësisë e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, sot me dt. 30.06.2026 organizoi një sesion informues online për njësitë akademik të UFAGJ-së.

Gjatë takimit u prezantuan informacionet kryesore lidhur me procesin e deklarimit elektronik në platformën e-Akreditimi, si dhe formularët dhe dokumentacioni që duhet të dorëzohen për akreditimin dhe riakreditimin e programeve studimore. Pjesëmarrësit u informuan në detaje për procedurat, afatet dhe kërkesat përkatëse, me qëllim të lehtësimit të procesit të aplikimit dhe përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm.

Në fund të takimit, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme dhe u dhanë sqarime dhe përgjigje lidhur me çështjet e ngritura.

Zyra për Sigurimin e Cilësisë theksoi se do të jetë në dispozicion të stafit akademik gjatë gjithë procesit, duke ofruar mbështetje dhe asistencë të vazhdueshme për përmbushjen me sukses të kërkesave të akreditimit dhe riakreditimit.

tp-bottom