Education 4 Migration

Education 4 Migration

“Lehtësimi i sfidave të migracionit në Ballkanin Perëndimor: Përmbushja e   hendekut të aftësive  për ofruesit e shërbimeve të kujdesit social përmes përmirësimit të kurrikulave  dhe zhvillimit të mikro kredencialeve “

Qëllimi : Rritja e kapaciteteve të studentëve dhe punonjësve socialë në Ballkanin Perëndimor për të adresuar dhe fuqizuar komunitetet e migrantëve përmes qasjes me kompetencë  kulturore.

 

Objektiva  Specifike 1: Krijimin  e një grupi  udhëzimesh për integrimin e temave  në kurrikulat ekzistuese  lidhur me  migrimin.

Aktivitetet:

  • Realizimin   e një  raporti të vlerësimit të nevojave për të shqyrtuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me migracionin në Kosovë dhe Shqipëri.
  • Përgatitja e  udhëzimeve që do të shërbejnë  si hyrje  rreth  mikro-kredencialeve si mundësi e të nxënit gjatë gjithë jetës.
  • Organizimi i  dy tryezave të rrumbullakëta, një në Kosovë dhe një në Shqipëri, për të diskutuar sfidat e migracionit.
  • Organizimi i  një dite  si model praktik  të prezantimit për partnerët e projektit  në Austri (Salzburg)
  •  Organizimi i “ditëve praktike” në Kosovë dhe Shqipëri me ofruesit e shërbimeve të kujdesit social.

 

Objektivi specifik 2: Të rishikohen dhe pasurohen kurrikulat e fakulteteve të shkencave sociale dhe psikologjisë në institucionet arsimore partnere, duke integruar temat që lidhen me migracionin.

Aktivitetet   :

  • Realizimin e një bashkëpunimi rreth  rishikimit të kurrikulës ekzistuese të kujdesit social, duke marrë parasysh gjetjet e raportit të vlerësimit të nevojave dhe udhëzuesve.
  • Identifikimi i  temave  kryesore në kurrikulën ekzistuese që duhet të përditësohen për ta bërë atë më të aplikueshme..
  • Hartimi i programeve të trajnimit “nga teoria në praktikë” për stafin akademik
  • Trajnimi i stafit akafemik me  kurrikulat dhe  kurset e reja të zhvilluara
  • Zhvillimin e një publikimi  me përzgjedhjen e  rasteve studimore  
  • Zbatimi i kurrikulave dhe kurseve të ripërpunuara  në vendet e Ballkanit Perendimor,

.

Objektivi specifik 3: Të zhvillohen dhe testohen  kurse të shkurtra digjitale me mikro-kredenciale, të përshtatura për punonjësit socialë në praktikë, me fokus në njohuritë dhe aftësitë e specializuara të nevojshme për të adresuar nevojat dhe sfidat e veçanta me të cilat përballen migrantët,

Aktivitetet :

  • Hartimi i  programeve  trajnimi për ToT (Training of Trainers) në mikro-kredenciale për tema të lidhura me migracionin në fushën e kujdesit social.
  • Trajnimi i trajnerëve nga stafi akademik i universiteteve partnere për të projektuar dhe zbatuar kurse me mikrokredenciale.
  • Zhvillimi i kurseve me mikrokredenciale në universitetet partnere përfituese mbi tema të caktuara të emigracionit, të identifikuara përmes vlerësimit.
  • Pilotimi i kurseve të dizajnuara me mikrokredenciale në IAL-të e përzgjedhura të Ballkanit Perëndimor, për të mbledhur feedback përmes një programi të shkollës verore.
  • Finalizimi i kurseve me mikrokredenciale dhe zbatimi i tyre në të ardhmen.

 

D3.2 Book of Case Studies on Migration Topics

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë fuqizon inovacionin në mësimdhënie përmes projektit Edu4Migration

Rector Bunjaku and Dean Kamberi part of the WB-Edu4migration Project