Punëtoria për hartimin e planit strategjik dhe programeve për akreditim të Universitetit të Gjakovës
Universiteti i Gjakovës me datë 7 – 8 dhjetor mbajti punëtori për hartimin e planit strategjik të universitetit dhe për hartimin e raporteve të vetëvlerësimit për akreditim të programeve.
Në punëtori morën pjesë anëtarët e grupit punues për hartimin e planit strategjik dhe bartësit e programeve në proces të akreditimit, së bashku me eksperten e fushës së cilësisë në kuadër të projektit HERAS.
Gjatë dy ditëve të punëtorisë secili program analizoi secilin standard veç e veç sipas manualit të akreditimit ndërsa draftimi i raporteve sipas këshillave të ekspertes do të vazhdojë gjatë muajit dhjetor.