Bursa “LULËZOJNË” 2026/27 - Thirrje e hapur për Studentët Bachelor nga e gjithë Kosova

Bursa “LULËZOJNË” 2026/27 - Thirrje e hapur për Studentët Bachelor nga e gjithë Kosova

Organizata TOKA ka hapur thirrjen për bursën “LULËZOJNË” 2026/27, një program i dedikuar për të studentë 18+ nga e gjithë Kosova, të cilët duan të realizojnë potencialin e tyre akademik, profesional dhe personal, por që vijnë nga rrethana të vështira sociale apo ekonomike.

Bursa “LULËZOJNË” iu mundëson studentëve të nivelit Bachelor mbështetje financiare deri në 1,000 euro (duke përfshirë taksat në të ardhura), si dhe të bëhen pjesë e një komuniteti më të gjerë të të rinjve të cilët kontribuojnë në shoqërinë e tyre.

KUSH MUND TË APLIKOJË?
Bursa është e dedikuar për të rinj 18+ vjeç që:

  • Janë të regjistruar në studime universitare të nivelit Bachelor, nga viti i dytë e tutje (në Kosovë apo jashtë Kosovës);
  • Kanë angazhim të dëshmuar në komunitet;
  • Vijnë nga grupe të margjinalizuara (vajza, të rinj nga zona rurale, me të ardhura të ulëta, studentë të brezit të parë, etj.);
  • Kanë sukses të kënaqshëm akademik (mbi 8.0 në universitet);
  • Janë të motivuar për të kontribuar në komunitetin e tyre.

PËR ÇKA MUND TË PËRDORET BURSA?

  • Pagesa të semestrit
  • Qera dhe banim
  • Ushqim dhe transport
  • Librat dhe pajisje shkollore
  • Teknologji (laptopë, internet, etj)
  • Kujdes shëndetësor dhe psikologjik, etj

Afati për aplikim: 2 gusht 2026, ora 23:59

Linkun për aplikim dhe të gjitha informatat shtesë i gjeni këtu: https://toka-ks.org/koha-qe-te-lulezosh-ka-ardhur-serish-apliko-per-bursen-lulezojne-2026-27/

tp-bottom