Njoftim për Studentët: Mundësi për Kurs Falas të Gjuhës Angleze
Njoftohen të gjithë studentët e interesuar se American Corner Pristina organizon kursin falas “English in Action: Intermediate Conversational Skills for University Students”, një program 12-javor që synon zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive komunikuese në gjuhën angleze përmes bisedave praktike dhe aktiviteteve interaktive.
Kursi do të mbahet online përmes platformës Zoom, çdo të mërkurë nga 18 mars deri më 3 qershor 2026, në orarin 12:00 – 13:00, dhe përfshin gjithsej 12 sesione mësimore. Pjesëmarrësit që ndjekin të gjitha sesionet dhe tregojnë angazhim aktiv gjatë kursit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
Instruktoret e këtij programi do të jenë Saranda Karpuzi dhe Klodiana Kastrati, Fulbright Alumni.
Kriteret për aplikim:
Studentë universitarë nga të gjitha drejtimet
Studentë me nivel të ndërmjetëm të gjuhës angleze
Studentë me qasje në internet të qëndrueshëm
📅 Afati i fundit për aplikim: 12 mars 2026, ora 23:59.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen në periudhën 13–16 mars 2026.
🔗 Linku për aplikim:
https://forms.gle/ppxUiB7bSnEVwne7A