Komunikatë për media

Komunikatë për media

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Iu njoftojmë që Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në mbledhjen e mbajtur sot me datë 21.11.2022 ka marrë vendim për shkarkimin nga detyra të rektorit prof. asoc. dr. Artan Nimani.

Vendimi për shkarkimin e rektorit është marrë me 5 vota  për arsyet e listuara si më poshtë:
 

·       Dështimi për  të krijuar një ambient të përshtatshëm dhe të sigurt për mbarëvajtje të procesit mësimor si pasojë e minimizimit dhe mos ndëshkimit të rasteve të dhunës (rrahje, shantazhe, kërcënime)  të cilat janë shpeshtuar në ambientet e universitetit.

·       Rrezikim i humbjes së besimit ndaj organeve të pavarura vendimmarrëse të universitetit për shkak të mos zbatimit të vendimeve/rekomandimeve të tyre.

·       Ndërhyrje në vendime të organeve të pavarura statutare të universitetit.

·       Ndryshimi i vendimit të Këshillit të Etikës në Senat si dhe mos adresim të rekomandimit të Këshillit Drejtues duke tejkaluar kompetencat dhe përgjegjësitë institucionale.

·       Mos respektim të rekomandimit të Këshillit Drejtues dhe mos gatishmëri për të adresuar kërcënimin e denoncuar tek Këshilli i Etikës.

·       Vështirësi të shumta të shoqëruara dhe me probleme për akreditimin e programeve.

·       Mos raportimi financiar për periudhën TM3-2022 në Këshillin Drejtues dhe mundësia për të vendosur atë në lajthitje ligjore.

·       Menaxhimi joadekuat i buxhetit për “Paga dhe Mëditje” si pasojë e planifikimit jo të mirë si dhe të pagesave të shumta mbi-normë.

·       Rezultate të pamjaftueshme kërkimore – shkencore dhe të mobilitetit në arenën ndërkombëtare.

·       Mungesë e strategjisë, kapaciteteve dhe koordinimit për ngritjen e cilësisë në arsim me metoda bashkëkohore si dhe për krijimin e një ambienti atraktiv për tërheqjen e studentëve vizitorë si dhe dështim në realizimin e programeve semestrale në gjuhën angleze.

·       Mungesë planifikimi, koordinimi apo informimi të KD-së për qëllimet dhe përfitimet e universitetit nga vizitat e shpeshta ndërkombëtare. Mos adresimi i kërkesave financiare për aprovim në KD.

·       Rezultate jo të kënaqshme në ndërtimin e partneritetit strategjik me kompanitë publike dhe komunitetin e biznesit si dhe dështim në gjenerimin e të hyrave nga shërbimet e konsulencës, ekspertizave të ndryshme dhe shërbimeve tjera profesionale.

·       Dështim në hartimin e rregullores për mbrojtjen e etikës akademike nga plagjiatura dhe nga revistat mashtruese. 

·       Renditje jo e kënaqshme në listën ndërkombëtare të universiteteve WEBOMETRICS dhe mungesë e strategjisë për të përmirësuar këtë gjendje.

·       Mos azhurimi i raporteve vjetore, rregulloreve, vendimeve, dhe dokumenteve tjera në web-faqen e universitetit edhe pse është kërkuar disa herë nga KD.

·       Mos-adresim i çështjes së punësimit nga të gjeturat dhe rekomandimet e auditorit të vitit të kaluar.

·       Dështimi në krijimin e një ambientit të besueshëm, konkurrues, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në meritokraci për çështjen e punësimeve.

·       Procese jo transparente të punësimeve të përcjella me shumë ankesa dhe dyshime për parregullsi.

·       Mos transparencë për financime të botimeve shkencore.

 

sinqerisht,

Agon Haxhikadrija

Këshilli Drejtues - kryesues

Universiteti "Fehmi Agani" - Gjakovë

tp-bottom