Mbahet punëtoria ”Ndërtimi i kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë”
U mbajt punëtoria „Ndërtimi i kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë” e organizuar nga Komisioni Evropian zyra e Erasmus +.
Në këtë punëtori u diskutua rreth ndërtimit të kapaciteteve në Arsimin e Lartë, ku u prezantuan skemat e financimit të programeve të BE -së për mbështetjen finaciare të Institucioneve të Arsimit të Lartë si dhe procedurat online të aplikimit.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë u përfaqësua nga Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte- Prof.Asoc.Dr. Kimete Canaj.