Pas përmbylljes me sukses të projektit Shpresë, Caritas vazhdon bashkëpunimin me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, me projektin TAKE!
Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, priti në takim përfaqësues nga organizata Caritas, Znj. Krenare Lleshi (Projekt Menaxhere në Caritas), Znj.Shukrije Lecaj (koordinatore pedagogjike e projektit për parashkollorët) dhe Z.Albert Bakalli (koordinator i Operacioneve dhe Logjistikës). Rektori i Universitetit Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani, theksoi që ky projekt është mbështetje për studentët tanë dhe iu mundëson të avancohen ne metodologjine e mësimdhënies , si mësues në të ardhmen.
Në takim u diskutua rreth fillimit të projektit të ri në Edukimin e Hershëm i cili do të realizohet në Fakultetin e Edukimit. Projekti do të realizohet gjatë tri viteve të ardhshme, i cili do të kontribuoj në ngritjen e cilësisë në Fakultetin e Edukimit dhe lidhja e ngushtë në mes të profesorëve, studentëve, edukatorëve dhe prindërve.
Rektori Nimani premtoi bashkëpunim korrekt dhe të vazhdueshëm dhe i falënderoi për mundësitë që do t’iu ofrojnë studentëve tanë ky projekt.