Po zhvillohet punëtoria “Manaxhimi i ciklit të projekteve”
Sot, stafi i Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë po vazhdon dita e dytë të punëtorisë me temën: “Manaxhimi i ciklit të projekteve” e organizuar dhe financuar nga HERAS+ përmes Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie.
Hapjen e punëtorisë e bënë Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani, Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Z. Nehat Dervishi, Koordinator tematik për arsim të lartë, Projekti HERAS+.
Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani, në fjalimin e tij theksoi se është nder dhe privilegj të bëjë hapjen e punimeve të kësaj punëtorie kaq të rëndësishme. Ai i falënderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj punëtorie, dhe u shpreh se beson në profesionalizmin e tyre dhe se këto evente dhe bashkëpunime të tjera do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Trajnere e kësaj punëtorie është ekspertja e angazhuar nga HERAS+. Znj. Vjosa Beqaj Krasniqi.
Punëtoria është pjesë e mbështetjes së ofruar për Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë bazuar në fondin konkurrues për zhvillimin strategjik të universiteteve publike, gjegjësisht fondet e dedikuara. Punëtoria u zhvillua në bashkëpunim me Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë.
HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim e bashkëfinancuar nga MESTI dhe zbatuar nga WUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation - ZSI dhe OeAD