Urimi i rektorit Nimani për Vitin e Ri 2022

Urimi i rektorit Nimani për Vitin e Ri 2022

Me rastin e ndërrimit të viteve, rektori i UFAGJ-së, prof. ass. dr. Artan Nimani, ka uruar gjithë studentët, stafin akademik e administrativ, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2022.

Urimi i plotë i rektorit, prof. ass. dr. Artan Nimani:

Të nderuar miq, stafi akademik, administrativ dhe studentë!

Shpreh vlerësimin tim të sinqertë për të gjithë ata që me këmbënguljen dhe punën e tyre në vitin 2021 kontribuuan në zhvillimin e universitetit tonë dhe shumëfishuan arritjet. Falë përpjekjeve tuaja, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë renditet lart në renditjet ndërkombëtare dhe është një nga institucionet më progresive të arsimit të lartë në Kosovë. Në përgjithësi, viti që po largohet ishte i frytshëm, i begatë dhe i suksesshëm për të gjithë ne.

Në ditët e fundit të 2021-ës ju uroj shëndet, optimizëm dhe përkushtim të palëkundur për zhvillim dhe rritje. Në vitin 2022, ne po vijmë me plane, ide dhe shpresa të reja për ndryshime të mira. Jam i bindur se vetëm përpjekjet e bashkuara do të bëjnë të mundur arritjen e lartësive dhe zbatimin e shumë projekteve interesante.

Pranoni urimet e mia të përzemërta të me rastin e ndërrimit të viteve! Paçi shëndet, fat, begati,  mirëqenie dhe bekimet e Zotit për ju dhe familjen tuaj!

Gëzuar Viti i Ri 2022!

Urime të përzemërta,

Prof. ass. dr. Artan Nimani

Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

tp-bottom