Takohet Këshilli Qendror për Sigurim të Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Takohet Këshilli Qendror për Sigurim të Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Më 21 dhjetor 2021 (e martë), Këshilli Qendror për Sigurim të Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, i përbërë nga prof. ass. dr. Laura Naka, prof. ass. dr. Venera Vala Këndusi, prof. ass. dr. Dafinë Kaçuri, prof. ass. dr. Elsa Vula, ass. Granit Kelmendi dhe z. Daut Islami u takuan për të diskutuar rreth zhvillimeve të sigurimit të cilësisë dhe çështje tjera lidhur me universitetin.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës. Këshilli Qendror për Sigurim të Cilësisë (KQSC) shqyrtoi dhe miratoi rekomandimet e njësive akademike, aprovoi raportin e vlerësimit të studentëve – semestri veror. Më pas, shqyrtoi dhe miratoi planin dinamik për shpërndarjen e pyetësorëve – semestri dimëror, raportin e vlerësimit të publikimeve shkencore dhe raportin e vlerësimit të kontributit ndaj universitetit dhe shoqërisë.

Në fund u shqyrtuan çështje tjera në funksion të mbarëvajtjes së sigurimit të cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Article Gallery

tp-bottom