lajm

Njoftim për bursa të Qeverisë së Francës 2018

03/05/2018

Ambasada e Francës në Kosovë ofron bursa për studime të doktoratës, përkatësisht tezë në komentorim. Këto bursa përfshijnë tri qëndrime studimore në universitetet në Francë, përgjatë tri viteve akademike, në varësi të mendimit pozitiv të dy mentorëve të tezës në fund të çdo qëndrimi.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 22 maj 2018.

Juria pastaj do të shqyrtojë aplikimet më datë 29 maj 2018. Aplikantët do të ftohen për intervistë në Ambasadën e Francës nga data 5 qershor 2018 dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen  gjatë muajit qershor.

Për më shumë informata klikoni dokumentin e bashkangjitur, thirrjen në gjuhën shqipe dhe franceze.

Appel Bourses - Shqip

Appel Bourses - Fr