lajm

Njoftim mbi transferin e studentëve UP-UGJFA

12/09/2017


Njoftohen studentët e njësive akademike të UP-së, Fakulteti i Edukimit, Filologjisë dhe Mjekësisë në Gjakovë, se me datë 30 shtator 2017 përfundon Marrëveshja e Mirëkuptimit me UP-në (nëpërmjet MASHT). Pika 4 e kësaj marrëveshje thotë, që "studentët që nuk arrijnë të diplomojnë deri me 30.09.2017 do të transferohen në programet e njëjta në kuadër të fakulteteve përkatëse në UGJFA".

Duke u nisur nga kjo, luten te gjithë studentët të cilët nuk arrijnë të diplomojnë deri në këtë datë, të paraqesin kërkesat e tyre në afat sa më të shkurtë kohor për vazhdim të studimeve në UGJFA, përkatësisht  transfer në programet e njëjta të studimit në UGJFA. Kërkesat për transfer dorëzohen nëpër njësitë akademike përkatëse.