Themelohet këshilli i sportit të UGJFA-së

Themelohet këshilli i sportit të UGJFA-së


Në mbledhjen e inicuar nga Rektori Prof. Dr. Shaban Buza, sot më 24 Shkurt 2017 në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” u themelua Këshilli i Sportit të UGJFA-së. Anëtarët e këshillit janë të përzgjedhurit e fakulteteve, si dhe nga një përfaqësues i studentëve dhe i Rektoratit në këtë përbërje:

  • Ardita Luma, studente;

  • Besim Muhadri, profesor;

  • Petrit Duraj, asistent;

  • Arben Boshnjaku, asistent dhe

  • Denis Spahija

Në krye të Këshillit në mënyrë unanime u zgjodh Denis Spahija i cili në emër të UGJFA-së së bashku me përfaqësuesen e studentëve Ardita Luma do marrin pjesë në punëtorit për themelimin e Federatës së Sportit Universitar në nivel të Republikës së Kosovës.

Fotot e lajmit

tp-bottom