Arrihet publikimi me impakt faktor 18.6, falë përkrahjes financiare të UFAGj-së ndaj stafit akademik për publikime shkencore

Arrihet publikimi me impakt faktor 18.6, falë përkrahjes financiare të UFAGj-së ndaj stafit akademik për publikime shkencore

Këto ditë në hartën e publikimeve shkencore të nivelit botëror është shtuar edhe emri Rilind Obërtinca. Rilind Obërtinca, udhëheqës i programit të Fizioterapisë në Fakultetin e Mjekësisë, ka publikuar studimin e tij në revistën e ranguar numër një në botë në fushën e mjekësisë sportive, në revistën prestigjioze ‘British Journal of Sports Medicine’ me impakt faktor 18.6 dhe Cite Score 25.1.  

Ass. Obërtinca udhëhoqi një projekt të gjerë kërkimor mbi ‘Efikasitetin e një programi të ri për parandalimin e lëndimeve tek futbollistët e rinj’. Përveç risive në sferën e hulumtimit, ky studim ka treguar rezultate premtuese, duke ulur incidencën e lëndimeve me një shifër të konsiderueshme prej 31%. Studimi është prej studimeve të rralla i cili përveç risive akademike, e ngritë edhe Universitetin ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë në drejtimi të top universiteteteve më të mira në nivel botërore.

Në kuadër të këtij studimi në rolin e asistentëve janë përfshirë edhe studentët e programit të Fizioterapisë Faruk Dragusha dhe Shpëtim Tërnava. Përfaqësimi i tyre në këtë studim është një shembull shkëlqyeshëm i mundësive të bashkëpunimit në mes të stafit akademik dhe studentëve për pjesëmarrje aktive në hulumtime shkencore të nivelit të lartë.
Ky sukses njëherit pasqyron cilësinë e projekteve hulumtuese akademike që ofrohen në kuadër të Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë.

Studimin e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://bjsm.bmj.com/content/early/2024/03/20/bjsports-2023-107388

tp-bottom