Urimi i Rektorit Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, për festën e Fitër Bajramit

Urimi i Rektorit Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, për festën e Fitër Bajramit

Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, si rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, shpreh urimet më të sinqerta tek të gjithë studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit dhe të gjithë qytetarët e besimit Islam.

Në këtë ditë të veçantë, le të përforcojmë vlerat e mirëkuptimit dhe tolerancës ndaj njëri-tjetrit, duke ndarë mirësinë dhe dashurinë me të gjithë dhe duke ofruar ndihmën për ata që kanë nevojë. Njëherit, le të kujtojmë gjithashtu ata që nuk mund të festojnë së bashku me ne, dhe të përkujtojmë vlerat e mira që na drejtojnë drejtë një shoqërie më të mirë dhe një bote më të lumtur.

Uroj të keni shëndet, harmoni dhe gjithë të mirat ju dhe familjet tuaja!

Me fat Fitër Bajramin!

Me respekt,
Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, Rektor

tp-bottom