7 Marsi Dita e Mësuesit këtë vit pritet ndryshe në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

7 Marsi Dita e Mësuesit këtë vit pritet ndryshe në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Me datë 7 Mars 2024, rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku së bashku me prorektoren për mësimdhënie dhe çështje me studentë, Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri, kryesuesen e Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie (QDPM), Prof. Dr. Sindorela Doli, dekanët dhe profesorët tutorë të katër njësive akademike, mirëpritën studentët tutorë të zgjedhur nga Bordi i i Qendrës (QDPM).

Rektori Bunjaku fillimisht i uroi studentët për guximin dhe gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e sistemit të studentëve tutor në UFAGJ. Poashtu, potencoi se UFAGJ është i vetmi institucion i arsimit të lartë i cili ka studentë tutorë në procesin e mësimdhënies. Për fund rektori Bunjaku, i uroi stafit akademik dhe studentëve tutorë 7 Marsin Ditën e Mësuesit.

Më pas, kryesuesja e Qendrës (QDPM) Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu, pasi i uroi studentët për kriteret e tyre të plotësuara për të qenë studentë tutorë, i informoi edhe njëherë për procedurat e funksionimit, pritshmëritë dhe mbarëvajtjen përmes bashkëpunimit të ndërsjellë në mes Qendrës, Profesorëve dhe studentëve tutorë që do të jenë në gatishmëri të plotë të lëndëve përkatëse në të gjitha njësitë akademike të Universitetit

Në fund u shpërndanë vendimet zyrtarisht të gjithë studentëve tutor që pritet të fillojnë punën prej javës tjetër.

Fotot e lajmit

tp-bottom