Arrihet marrëveshja për vazhdimin e shërbimeve të Telekomit të Kosovës në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Arrihet marrëveshja për vazhdimin e shërbimeve të Telekomit të Kosovës në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Javën e kaluar, Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku së bashku me sekretaren e përgjithshme Znj. Linda Dula-Halilabazi kanë pritur në takim përfaqësuesit e Telekomit të Kosovës, Drejtorin e shitjes Z. Kreshnik Domi, Menaxheren regjionale për Gjakovë Znj. Blerina Vula dhe Z. Mentor Neziraj.

Pas diskutimit lidhur me shërbimet, ofertat dhe përparësitë është arritur nënshkrimi i kontratës ndërmjet Telekomit të Kosovës dhe Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ) për periudhën 2024-2027, me ç’rast Telekomi i Kosovës do të vazhdoj ofrimin e shërbimeve në UFAGJ.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom