Mbahet takimi i komisionit për mbikëqyrje të planit strategjik 2021 – 2025 të UFAGJ-s

Mbahet takimi i komisionit për mbikëqyrje të planit strategjik 2021 – 2025 të UFAGJ-s

Komisioni për Mbikëqyrje të Planit Strategjik 2021 – 2025 në kuadër të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë ka mbajtur takimin konsultues nën kryesimin e Prof. Dr. Behxhet Gaxhiqi.

Në kuadër të këtij takimi u diskutuan: modaliteti i implementimit të strategjisë së UFAGJ-së për vitet 2021 – 2025, prezantimi i të arriturave dhe sfidave gjatë kësaj periudhe, planet strategjike të njësive akademike të universitetit të cilat u prezantuan nga dekanët e njësive akademike, si dhe në fund u prezantua edhe procesi i planifikimit strategjik – vlerësimi afat mesëm.

Në takim morë pjesë: Prof. Dr. Behxhet Gaxhiqi, njëherit kryesues i takimit, Rektori i UFAGJ-së Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje për Studentë Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri, dekanët e njësive akademike: Prof. Asoc. Dr. Ilmi Hoxha, Prof. Dr. Haxhi Kamberi, Prof. Asoc. Dr. Labinot Berisha (online) dhe Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, përfaqësuesja e studentëve Ema Hoda dhe përfaqësuesi nga administrata Arianit Kupa.

Ky takim është seri e takimeve të cilat do t’i mban Komisioni për Mbikëqyrje të Planit Strategjik në baza periodike, me qëllim të monitorimit të zbatimit të planit dhe rekomandimeve për orientimet afatmesme të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom