Deklaratë publike

Deklaratë publike

Së fundi organizata “Komiteti i Kongresit të Aktivizmit Studentor” e financuar nga ORCA, me datën 25.01.2024 ka dal me një raport nga pyetësorët e realizuat në IAL publike të Kosovës.

Ky raport në asnjë formë nuk përfaqëson Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ). Ju rikujtoj që me datën 01.12.2023 Senati i UFAGJ edhe zyrtarisht ka marr një vendim i cili deklaron se pyetësorët e realizuat në formën ilegale duke cenuar integritetin institucional të UFAGJ nuk përfaqësojnë universitetin tonë dhe njëherit ka dënuar ashpër një veprim të tillë.

Për më tepër, Universiteti ynë me datën 01.12.2023 ka bërë një reagim publik,

https://uni-gjk.org/al/lajme/3376/reagim-nga-ufagj-organizata-e-mbeshtetur-nga-orca-ben-shkelje-te-rende-te-integritetit-institucional-ne-universitetin-fehmi-agani-ne-gjakove 

dhe me datën 07.12.2023 ka bërë një Kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për të gjithë pjesëmarrësit e kësaj organizate duke përfshirë edhe anëtar të organizatës ORCA për cenimin e Integritetit Institucional.

Institucioni ynë është çdoherë i hapur për bashkëpunim dhe për aktivitete që kanë për synim ndryshimet pozitive me qëllim të ngritjes së cilësisë së mësimdhënies, duke respektuar strukturën institucionale mbi bazën e transparencës dhe llogaridhënies. 

tp-bottom