UFAGJ dhe  ICCCM (Qendra Ndërkombëtare e Komunikimit Kulturor në Malajzi) nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

UFAGJ dhe ICCCM (Qendra Ndërkombëtare e Komunikimit Kulturor në Malajzi) nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë, në një ceremoni të organizuar në formën viruale, ka formalizuar bashkëpunimin me Qendrën ICCCM. Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku dhe Drejtori Ekzekutiv Lou Hui Ann kanë përfaqësuar me krenari institucionet e tyre, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të partneritetit ndërkombëtar.

Marrëveshja thekson një përkushtim të fortë për të arritur objektivat e përbashkëta. Ky bashkëpunim synon të koordinojë programe trajnimi dhe shkëmbime për studentët, duke u mundësuar ata të marrin pjesë në konkurse ndërkombëtare. Për më tepër, institucionet do të ngrenë iniciativa trajnuese të përbashkëta për stafin akademik, udhëtime studimore dhe koordinimin e mundësive për zhvillim akademik. 

Ky partneritet strategjik shënon jo vetëm një marrëveshje formale, por gjithashtu fillimin e një bashkëpunimi frytdhënës mes UFAGJ dhe ICCCM.

Fotot e lajmit

tp-bottom