Asistenti i UFAGJ-së Rilind Obërtinca, Fitues i Çmimit ‘Hulumtuesi i Ri i Vitit’ në Kongresin Botëror të Shkencës në Futboll
Asistenti i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, Rilind Obërtinca, është nderuar me çmimin e ‘Hulumtuesit të Ri të Vitit’ në Kongresin Botëror të Shkencës në Futboll, të zhvilluar në Groningen, Holandë.
Ass. Obërtinca ndjek studimet e doktoraturës në programin ndërkombëtar "Shkenca dhe Shëndeti në Futboll", i bazuar në Institutin për Sportin dhe Mjekësi Preventive, në Universitetin Saarland, Gjermani. Ass. Obërtinca udhëheqi një hulumtim të gjerë mbi efikasitetin e një programi inovativ për parandalimin e lëndimeve, të quajtur "FUNBALL". Ky program tregoj rezultate shumë premtuese, duke reduktuar rrezikun e lëndimeve për një shifër të konsiderueshme prej 31%.
Ky nder i rrallë dëshmon përpjekjet dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të Ass. Obërtinca me ndihmën e vyer të profesorëve të tij, në zhvillimin e hulumtimeve mbi lëndimet dhe parandalimin e tyre në futboll.
Një kujtim i paharrueshëm për universitetin dhe vendin!
Lajmi për këtë sukses të jashtëzakonshëm u bë publik në revistën e Universitetit të Saarlandes në Gjermani dhe mund të lexohet në këtë link.