Universiteti “Fehmi Agani”në Gjakovë dhe ekipi i HERAS + promovojnë bashkëpunim të premtueshëm për avancim institucional

Universiteti “Fehmi Agani”në Gjakovë dhe ekipi i HERAS + promovojnë bashkëpunim të premtueshëm për avancim institucional

Rektori Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku ka pritur në takim zyrtar përfaqësuesit e projektit  HERAS+, në krye me z. Aqim Emurli, së bashku me anëtarët e ekipit, z. Nehat Dervishi dhe znj. Donjeta Ibra. Në takim moren pjesë edhe Prorektorja Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, dhe Prorektori për Kërkim, Zhvillim Akademik dhe Sigurim Cilësie, Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku. 

Gjatë këtij takimi të frytshëm, diskutimet u përqëndruan në vizionin strategjik dhe zhvillimin institucional të UFAGJ. Rektori Bunjaku prezantoi ide dhe prioritete të rëndësishme për zhvillimin e universitetit. 

Biseda u përqendrua gjithashtu në propozimet e rektorit për harmonizimin e rregulloreve, dhe aktivitetet  përgatitore për akreditimin institucional të ardhshëm. 

Përveç kësaj, pjesëmarrësit hulumtuan mundësi konkrete të përshtatshme me prioritetet dhe nevojat e paraqitura të UFAGJ-së brenda burimeve të disponueshme të projektit. 

Rektori Bunjaku shprehu interesim të lartë të UFAGJ-së për bashkëpunim të mëtejshëm, duke treguar një vullnet të fortë për thellimin dhe për nxitjen e bashkëpunimit  të vazhdueshëm me ekipin e HERAS +

*Projekti “HERAS+ – Hulumtim i Arsimit të Lartë dhe Shkenca e Aplikuar Plus” synon të kontribuojë në një sistem të arsimit të lartë dhe kërkimor në Kosovë që qeveriset më mirë, më ndërkombëtar, koherent, efektiv dhe efikas, duke nxitur punësimin e studentëve dhe misionin e tretë të universiteteve.

Projekti financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. HERAS+ implementohet nga një konsorcium austriak me shumë përvojë i përfaqësuar nga (WUS Austria) si partneri kryesor.

Fotot e lajmit

tp-bottom