Sesionin informues për programin e Fellowshipit të Teach For Kosova

Sesionin informues për programin e Fellowshipit të Teach For Kosova

Të dashur studentë,

Jemi të lumtur t’ju ftojmë në një sesion informues ku mund të njiheni dhe të kuptoni më shumë për mundësitë që ofron program i Fellowshipit të Teach For Kosova. Nëse keni pasion për arsimin dhe jeni të gatshëm të mësoni se si mund të bëheni pjesë e një përvoje transformuese, kjo mundësi është veçanërisht për ju!

Për studentët e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë

Detajet e Infosesionit:

Data: 27 nëntor 2023

Ora: 11:00 – 12:00

Vendndodhja: Salla nr.1, Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë

 

Për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale

Detajet e Infosesionit:

Data: 27 nëntor 2023

Ora: 13:00 – 14:00

Vendndodhja: Amfiteatri, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë

Gjatë këtij infosesioni, do të mësoni më shumë për rrugëtimin dyvjeçar të programit të Fellowshipit të Teach For Kosova, misionin e tij, dhe se si ky program mbështet dhe zhvillon liderë të rinj që do të kontribuojnë dhe sjellin ndryshime në sistem të arsimit. Ekipi i Teach For Kosova do të jetë i gatshëm t’i përgjigjet çdo pyetje që mund të keni duke ju lënë të dini të gjitha detajet para se të aplikoni!

Çfarë mund të prisni ju nga ky infosesion:

  • Të kuptoni më shumë misionin dhe impaktin të cilin e ka Teach For Kosova në sistem të arsimit.
  • Të njiheni me rrugëtimin dyvjecar dhe përfitimet që do t’i keni përgjatë programit të Fellowshipit
  • Të dëgjoni nga Fellows aktualë dhe alumni për përvojën e tyre në këtë program
  • Të zbuloni se çfarë roli mund të luani me profesionin që keni në përmirësimin e sistemit të arsimit në Kosovë.

Mos humbni këtë mundësi të veçantë për të mësuar më shumë rreth programit të Fellowship-it të Teach For Kosova dhe të bëheni pjesë e “Lëvizjes për Arsim Cilësor”.

Nëse për ndonjë arsye nuk mund të merrni pjesë në infosesion ju lutem të vizioni:

WEB:
www.teachforkosova.org

E-mail:
[email protected]

Facebook:
https://www.facebook.com/teachforkosova

Instagram:
https://www.instagram.com/teachforkosova/

Linkedin:
https://www.linkedin.com/company/teach-for-kosova

Nëse keni pyetje ose kërkoni informacion shtesë, ju lutemi të kontaktoni në këtë adresë [email protected]

Fotot e lajmit

tp-bottom