Thirrje për aplikim për punë praktike (internship), trajnim dhe vizita

Thirrje për aplikim për punë praktike (internship), trajnim dhe vizita

Mundësi për punë praktike (internship), trajnim dhe vizita në kuadër të projektit “Nanoparticles in Environment and Medical Research” për hulumtuesit kosovarë, duke përfshirë studentët e diplomuar, të doktoratës dhe hulumtuesit pas doktoratës, si dhe vizita të shkurtra të stafit akademik dhe administrativ në institucionet kërkimore Evropiane të financuar nga Bashkimi Europian (“Increasing Research Capacities in Kosovo” Nr.438247).

Në kuadër të projektit “Nanoparticles in Environment andMedical Research”, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,hap thirrjen për aplikim për punë praktike (internship), trajnim dhe vizita për hulumtuesit e Republikës së Kosovës nga Institucionet Publike në institucionet kërkimore Evropiane të financuar nga Bashkimi Europian (“Increasing Research Capacities in Kosovo” Nr.438247), (përfshirë të diplomuarit, studentët e doktoratës, hulumtuesit pas doktoratës, stafitakademik dhe administrativ) për një periudhë:

• 3-6 muaj me qëllim të trajnimit në institucionet hulumtuese evropiane, si në Universitetin e Milanos(UM), Universitetin e Parmës (UNIPR), dhe në Britaninë e Madhe (Kings College London (KCL).

• Për periudhën 1-2 javë (vizita të shkurtra) në Institucionet Evropiane në KCL, UM dhe UNIPR (stafi akademik mbështetet për vizita të shkurtra edhe në Institutet Evropiane jashtë partnerëve që janë relevante për projektin) – stafi akademik dhe administrativ.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Punën praktike (internship), trajnimin dhe vizita për zhvillimin e aftësive kërkimore laboratorike, aftësive të menaxhimit të kërkimit dhe aftësive të transferueshme për:

• Studentë të diplomuar (apo në fazen e temës së masterit/diplomës në studimet e integruara);

• Studentë të doktoratës;

• Studiues post-doktoralë;

• Staf akademik dhe administrativ (mobilitet afatshkurtër).

Bursat përfshijnë: 

• Kompensim mujor;

• Koston e udhëtimit;

Pagesa mujore bazuar në tarifat aktuale specifike për çdo vend të vizitës (Britani e Madhe-Londër dhe Itali-Milano dhe Parma) dhe bazuar në tarifat specifike për pozicionin e pjesëmarrësit (d.m.th. studentë, doktoraturë, post doktoraturë, personel akademik). Si dhe Koston e udhëtimit (për tarifat e përafërta sikurse të KCL, UM dhe UNIPR).

Detajet në linkun: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,39,2438

tp-bottom