Menaxhmenti i UFAGJ-së pret në takim Profesorët vizitor nga Universiteti i Mjekësisë në Sofje

Menaxhmenti i UFAGJ-së pret në takim Profesorët vizitor nga Universiteti i Mjekësisë në Sofje

Të Hënën me datë 06.11.2023, Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, prorektori Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku dhe sekretarja e universitetit Znj. Linda Dula Halilabazi pritën në takim profesorët vizitorë nga Fakulteti i Shëndetit Publik, Universiteti i Mjekësisë në Sofje (UMS) Prof. Petya Kantareva dhe Prof. Tanya Veselinova dhe koordinatori i Erasmus + për UMS Simeon Manolov të cilët në kuadër të projektit Erasmus + për mobilitet akademik kanë mbajtur ligjërata në Fakultetin e Mjekësisë në UFAGJ për pesë ditë me radhë.

Vlen të theksohet që stafi akademik dhe studentët UFAGJ-së gjatë fillimit të vitit 2024 do të shkojnë në Universitetin e Mjekësisë në Sofje.

Ndër të tjera në takim u diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të dy Universiteteve në kuadër të granteve të Bashkimit Europian.

Fotot e lajmit

tp-bottom