Parlamenti studentor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë ka realizuar takimin e parë me rektorin e ri të UFAGj-it, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjakun

Parlamenti studentor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë ka realizuar takimin e parë me rektorin e ri të UFAGj-it, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjakun

Kryetari i parlamentit studentor Lirigzon Goçaj bashkë me sekretaren Diellza Ukshini, i uruan rektorit të ri pozitën dhe menaxhmentit të UFAGJ-it i shprehën gatishmërinë për mbështetjen maksimale nga ana e parlamentit studentorë. Mes tjerash u tha se do t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona për ngritjen profesionale të Universitetit në përgjithësi.

Gjithashtu, rektori Bunjaku tha se në çdo kohë do të jetë i gatshëm të bashkëpunoj me parlamentin e studentëve, në përkrahjen e të drejtave të studentëve dhe në ngritjen e cilësisë së Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Parlamenti studentor do të vazhdoj të jetë pjesë e grupeve punuese vendimmarrëse dhe projekteve për çështjet e akreditimit siç parashihet me statutin e universitetit.

Fotot e lajmit

tp-bottom