Sesion informues për programin Fulbright Faculty Development për vitin akademik  2024-2025

Sesion informues për programin Fulbright Faculty Development për vitin akademik 2024-2025

Në emër të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, jemi të lumtur të ndajmë me ju se programi Fulbright Faculty Development që është i hapur për aplikim.

Ftohet i gjithë stafi akademik në sesionin informues që do të mbahet me: 12 tetor 2023 në ora 13:30 në Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Sociale/ Universiteti „Fehmi Agani“ Gjakovë.

Programi Fulbright Faculty Development është i dizajnuar për stafin akademik që për momentin janë të angazhuar në mësimdhënie në Kosovë. Qëllimi i këtij programi është që t’i njoftojë pjesëmarrësit me praktikat dhe me qasjet teorike më të mira në SHBA për zhvillimin e kurrikulumit, si dhe t’u ofrojë atyre strategji konkrete për zhvillimin e kurrikulumit të një lënde, duke përfshirë këtu edhe njohjen e tyre me burimet akademike dhe kërkimore.

Pas përfundimit të programit, përfituesit e bursës do të kthehen në pozitat e tyre në institucionet vendase dhe do të vazhdojnë me përgjegjësitë e tyre si mësimdhënës, duke zbatuar kështu njohuritë dhe përvojën e fituar në SHBA. Gjatë programit, pjesëmarrësit pritet që të hulumtojnë dhe të zhvillojnë një përshkrim të lëndës, syllabusin e lëndës si dhe të përcaktojnë metoda strategjike specifike të mësimdhënies për lëndën e propozuar. Kandidatët e interesuar për zhvillimin e ekspertizës së tyre në hartimin e kurrikulave janë të inkurajuar që të aplikojnë.

Programi Fulbright Faculty Development është program një-semestral për zhvillim professional, përmes së cilit nuk fitohet diplomë. Programi është i strukturuar si grant pesë (5) mujor dhe pritet të fillojë në mes të muajit gusht të vitit 2024, si dhe të përfundojë në mes të muajit janar të vitit 2025. Duke qenë se programi Fulbright Faculty Development nuk është program përmes së cilit lëshohet diplomë, përfituesit e bursës nuk do të marrin nota, kredi apo transkripta nga programi.

Për më shumë informata, ju lutem vizitoni the Fulbright Faculty Development

Program in the United States Competition for the 2024-2025 Academic Year (usembassy.gov)

Filloni aplikimin tuaj këtu: Application Management (iie.org)

Afati i fundit për aplikim: 31 tetor 2023

tp-bottom